Ballina Sport Futboll Rrahmani fiton përballjen me Vojvodën

Rrahmani fiton përballjen me Vojvodën

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, e ka fituar përballjen me mbrojtësin tjetër nga Kosova, Mërgim Vojvoda.

Të dielën, Napoli fitoi si mysafir ndaj Torinos me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të të Serie A.

Golin e fitores për Napolin e realizoi mesfushori skocez, Scott McTominay, në minutën e 31-të.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli.

Vojvoda luajti deri në minutën e 76-të te Torino.

Napoli është lider në tabelë me 32 pikë. Torino ka 15 pikë dhe është në vendin e 12-të.

Exit mobile version