Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, e ka fituar përballjen me mbrojtësin tjetër nga Kosova, Mërgim Vojvoda.
Të dielën, Napoli fitoi si mysafir ndaj Torinos me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të të Serie A.
Golin e fitores për Napolin e realizoi mesfushori skocez, Scott McTominay, në minutën e 31-të.
Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Vojvoda luajti deri në minutën e 76-të te Torino.
Napoli është lider në tabelë me 32 pikë. Torino ka 15 pikë dhe është në vendin e 12-të.