Rrahmani e Kusari-Lila diskutojnë për fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor të Gjakovës

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot kryetaren e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari me të cilën biseduan për mundësitë e fuqizimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor përmes projekteve të përbashkëta.

Në këtë takim, znj. Kusari e ka njoftuar Ministrin Rrahmani me angazhimet që Komuna është duke i bërë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore me theks në angazhimet për ngritjen e një Qendre Kryesore të re të Mjekësisë Familjare, ku kontributi i Ministrisë dhe donatorëve do të ishte i nevojshëm.

Ministri Rrahmani ka theksuar se MSh ka ndihmuar komunat përmes projekteve të ndryshme në fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe do të angazhohet që edhe Komuna e Gjakovës të jetë pjesë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim është biseduar edhe për çështje të tjera në të cilat nivelet e ndryshme të Kujdesit Shëndetësor do ta ndihmonin njëri-tjetrin.