Rrahje masive në Pejë, 10 persona përfundojnë në spital

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë përfunduar në spital, pasi janë përfshirë në një rrahje.

Sipas policisë në rastin që ka ndodhë në rrugën “Shaban Bajraktari” në Pejë ishin të përfshira edhe gra.

Tre të dyshuar janë arrestuar e një gjendet në kërkim.

“Raportohet se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë sulmuar fizikisht gjashtë viktimat tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Si pasojë e sulmit fizik lëndime të rënda trupore kanë pësuar të gjithë viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në kërkim. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.