Ronaldo, vendimtar në fitoren e Realit

Real Madridi ka fituar ndaj Sporting Gijon me rezultat 2-1.

Vendasit ishin duksh më të mirë në këtë takim, por u munduan mjaft shumë për të arritur te fitorja.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë.

cym1gwixgaanf9g

Portugezi shënoi edhe një herë në minutën e 18-të, pas një harkimi të bukur nga Nacho, Ronaldo me një goditje të mirë me kokë mposhti portierin kundërshtar.

Mysafirët u përgjigjën në minutën e 35-të me golin e Carlos Carmonas dhe me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Rastet më të mira për gol në pjesën e dytë kishin Karim Benzema dhe Nacho, por asnjëri nuk arriti të tund rrjetën kundërshtare.

Mysafirët mund të barazonin rezultatin sikur në minutën e 78-të të shënonte nga pika e bardhë Duje Cop, i cili gjuajti jashtë.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 33 pikë, e ndjekur nga Barcelona me 26 pikë, por me një ndeshje më pak. Kurse Gijon vazhdon në pozitën e 18-të me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Barcelonës.