Ronaldo me rekord të ri, kalon Di Stefanon

Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të derbit të Madridit.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thyer një tjetër rekord të madh me fanellën e “Los Blancos”.

Me tre golat kundër Atletico Madridit, ku Reali fitoi 3:0, Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të derbit madrilen me 18 gola, duke lënë prapa Di Stefanon me 17.