Ronaldo preferon kalimin te Chelsea

Cristiano Ronaldo do të preferonte një kalim te Chelsea, nëse i duhet të lartohet nga Real Madridi.

Sipas Don Balon, portugezi mund të largohet nga mbretërit në fund të këtij kampionati.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ vazhdon të mbetet në top listë të disa klubeve dhe pse mosha e tij tashmë është 32 vjeçare.

Ronaldo do të dëshironte një kalim në Ligën Premier, por Manchester United nuk ka shprehur asnjë interesim për të.

Rikthimi në ‘Old Trafford’ nuk duket në horizont dhe Chelsea mbetet opsioni më i mundshëm për të.

Edhe PSG në të kaluarën ka pasur interesim për të, pro ardhja e Neymar ia ka mbyllur dyert.