Cristiano Ronaldo në bisedime me Real Madridin.
Cristiano Ronaldo është në bisedime me Real Madridin për kushte të përmirësuara në kontratën e tij.
“Ok Diario” raporton se ylli portugez mund të përfitojë deri në 30 milionë në sezon në Santiago Bernabeu.
Ronaldo spekulohej me largim nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mirëpo, palët janë afër të realizojnë marrëveshjen për vazhdimin e qëndrimit të tij në Real Madrid.
Përveç vazhdimit të kontratës, Ronaldo në kontratën e re do të përfitojë nga kushtet e përmirësuara financiare.