Cristiano Ronaldo ka treguar më të mirën e tij, ku përveç futbollit që bën, sulmuesi portugez nuk e lë anash as bamirësinë.
Ylli i Real Madrid ka nxjerrë në ankand “Topin e Artë” të fituar në vitin 2013, ku të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen familjeve të varfra.
Shuma e shitjes së tij është 600.000 euro dhe blerësi është Idan Ofer, njeriu më i pasur në Izrael.
Një gjest i mirë që do të ndihmojë shumë fëmijë dhe familjet e tyre, sepse futbolli është i tillë.