Roma dhe trajneri portugez Jose Mourinho i kanë ndërprerë rrugët të martën.
Trajneri i mirënjohur është larguar zyrtarisht nga detyra, shkruajnë mediat italiane.
Klubi romak ka njoftuar se portugezi dhe i gjithë stafi i tij do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm.
“Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga koha e tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit”, tha Roma më njoftim.