Daniele De Rossi më nuk është trajner i skuadrës së Romës.
De Rossi, të mërkurën është shkarkuar nga posti i trajnerit, ka njoftuar ekipi nga Serie A.
Shkarkimi i De Rossit ka ardhur pasi Roma në katër xhirot e para të këtij sezoni në Itali ende nuk ka regjistruar fitore.
Deri më tani, Roma ka tubuar tri pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës me tri fitore e një humbje në katër ndeshjet e para kampionale.
De Rossi, i cili mori drejtimin e Romës në janar të vitit 2024 duke e zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar, muaj më parë e kishte rinovuar kontratën me ekipin italian deri në verën e vitit 2027.
Roma ka falënderuar De Rossin për punën e tij dhe ka shtuar se vendimi për shkarkimin e tij është për interesat e klubit, i cili po kërkon të reagoj pas startit të dobët që ka pasur.
Klubi nuk ka dhënë detaje për trajnerin e ri, por mediumet italiane kanë raportuar se drejtuesit tashmë ka nisur kërkimin për pasardhësin e De Rossit, i cili pritet të prezantohet brenda pak ditëve.