Tashmë edhe zyrtarisht Roma do luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm 2024/25.
Roma, u ringjall pas ardhjes së Daniele de Rossit i cili zëvëndësoi Jose Mourinhon në stol gjatë këtij viti.
Dhe me ardhjen e tij skuadra romake, kaloi në një formë të mirë dhe tashmë kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas triumfit të Atalantës në Ligën e Evropës.
De Rossi, do të vazhdojë kontratën për tre vjet me “Giallorossët”, ku pritet vetëm zyrtarizimi.
Përndryshe De Rossi, ka qenë edhe lojtar i skuadrës ku kaloi shumicën e karrierës së tij futbollistike, ku kishte bërë 616 paraqitje.
Ndërsa si trajner, është puna e tij e dytë, më parë ishte SPAL-i.