Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Megjithatë, përballja më interesante do të jetë ajo ndërmjet Romës dhe Bayer Leverkusenit.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave luhet në stadiumin “Olimpico” në Romë dhe nis në orën 21:00. Roma ka treguar formë të mirë kohët e fundit në Serie A, ndërsa Leverkuseni tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë.
Po ashtu, Leverkuseni po synon edhe Kupën e Gjermanisë dhe trofeun e Ligës së Evropës për ta mbyllur edicionin me tre trofe.
Pjesë e Leverkusenit është edhe Granit Xhaka, i cili pritet të jetë i pazëvendësueshëm ndaj Romës. Në të vërtetë, Leverkuseni është ekipi i vetëm në Evropë që ende nuk di humbje në të gjitha garat. Dueli tjetër gjysmëfinal i mbrëmjes, është ai ndërmjet Marseillet dhe Atalantas, me ndeshjen e parë që luhet në Francë.