Ballina Artikuj Roli i i ylemas në ngritjen e flamurit më 28 nëntor 1912

Roli i i ylemas në ngritjen e flamurit më 28 nëntor 1912

Ishte kohë vjeshte kur dëgjoheshin kërcitjet e patkonjve të kuajve dhe karros së plakut të urtë Ismajl Qemajli me shumë shoqërues dhe trima sypatrembur që kishin paguar çmimin e lirisë me një kosto shumë të lartë. Rrugëve shiu kishte bllokuar disa shtegdalje, por flamuri i qëndisur nga Marigo Pozio valvitej përkundër rrebesheve kohore dhe dallgëve historike e vështirësive të shumta që ishin vërsulur nga të katër anët për të ndarë këtë tokë të vjetër autoktone Pellazgo-Ilire.

Kur serbët kishin arritur në Durrës, e Isa Boletini luftonte fyt me fyt me shkjaun, dukej se kjo vjeshtë ishte shumë e trazuar dhe si fantazmat e errëta që donin ta shuanin sojin tonë, armiku ishte në derë. Por edhe pse shumë vështirësi rrugët u hapën sikurse një trup që lufton me vdekjen por ja del dhe rilind përsëri duke shpëtuar frymëmarrjen e fundit, si duket ofshamat e etërve tanë i dhanë oksigjen tokës për ta ndritur qiellin dhe për të shuar helmin e pushkëve të armiqve. Hoxhallarë e dijetarë, intelektualë e kuvendarë, pushtetarë dhe ushtarë të mëdhenj e të vegjël ishin mbledhur ta kenë dhe ata kombin e tyre vendin e tyre. Pejgamberi Muhamed a.s tha : Dashuria ndaj atdheut është pjesë e besimit.Ndërsa Asdreni thoshte : E dashura mëmëdhe, të dua dhe kështu si je! Po kur të të shoh të lirë, do të të dua më mirë.

Historia dëshmon se nga 83 delegatë pjesëmarrës 40 ishin nënshkruesit dhe pjesëmarrësit e pavarësisë së Kombit Shqiptar 1912 rreth 20 ishin efendiler, në mesin e tyre Myftiu Vehbri Dibra Agolli i cili e dha fetvanë se çdo popull duhet të gëzoj lirinë dhe të jetë i pavarur fal fetvasë së tij situata u ekuilibrua dhe grupi muslimanë që ishte shumicë e dha votën unanimisht për të gëzuar dhe ne kombin tonë Shqiptar. Pa një komb shqiptar nuk do kishin asnjë shtet të ri dhe të bukur siç është Kosova, mirëpo pa kontributin e jashtëzakonshëm të veriut të Shqipërisë dhe mbar Kosovës nuk do kishim kurrë një Komb shqiptar.

Kujtoni njëherë lëvizjet e para revolucionare në Kosovë të cilat hodhën gurthemelin e Kombit Shqiptar. Lidhja e Prizrenit 1878 me Muderris Ymer Prizrenin dhe ajo e Pejës 1899 me Mulla Haxhi Zekën e Krasniqes si dhe Kuvendi Junikut 21-25 maj 1912,mos harroni Isa Boletini, Hasan Prishtinën, Bajram Currin, e shumë figura kyçe të cilët dhanë dhe pasurinë e tyre ta kemi këtë shqiptari. Ismajl Qemajli Ngriti flamurin në Vlorë. Më 28 nëntor, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë. Deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë. Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë shkruhej ; “Në Vlorë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.

Nga burimet arkivore nga Kazat dhe Nahitë dhe njësitë administrative atëherë në Perandorinë Osmane dëshmitë flasin se shumë hoxhallarë e intelektualë të besimit muslimanë u revoltuan nga pakënaqësitë dhe padrejtësitë e zullumit Xhon-Turk që po shkatërronin dhe mohonin çdo gjë të tyre nga tradita, kultura, dhe cenimi i mësimit të gjuhës Shqipe. Ymer Prizreni thoshte : A ban turkut pushkë m’i ra?, Myderrizi kish pas thanë: – Kur asht fjala për vatan, Jo veç turkut e atij tjetrit, Po ni plumb kush ja jep mbretit, ka me shkue n’lule t’Xhenetit! Pra këta trima ishin për atdheun e vet e për shtet-ndërtimin e vendit të vet Shqiptarisë, e kur sot dëgjon armiqtë e huaj që duan ta rrënojnë atëherë ne vëllezër e motra ne duhet ta mbrojmë. Ata shkruan historinë me nota të arta, flijuan çdo gjë që ne sot të flasim shqip dhe të jetojmë të lirë. Pavarësia e Kombit Shqiptar 28 nëntor 1912 na kujton se dhe sot kemi shumë punë për të bërë si forcimi shtetit të Kosovës marrja e Çamërisë të drejtës së saj dhe po ashtu duke mos harruar të drejtat e Shqiptarëve në Iliridë, Kosovë Lindore, dhe në Ulqin, Plavë e Guci e kudo ku janë Shqiptarët në shumë troje që na u morën padrejtësisht nga fuqitë e mëdha dhe ndikimi i lobit diplomatik të atëhershëm. Ne nuk duhet të ndalemi në bashkëpunimet tona si Shqiptarë në fushën e ekonomisë, kulturës, sportit, si dhe shkencës dhe export-importit, dhe shumë fusha të tjera si arti, teknologjia, tregtia etj.

Përgatiti: Mr. Arber Berisha / Hytbe e mbajtur Në Xhaminë Bibaj Ferizaj më 11.11.2016 / Në nder të festave të NËNTORIT 1912/

Exit mobile version