Magnezi është një mineral i domosdoshëm ushqimor për funksionin optimal të sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve , eshtrave, presionit të gjakut dhe mbajtjes nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. 75% e amerikanëve kanë mungesë magnezi, shprehen mjekët.
Magnezi ndihmon kundër edemave në këmbë dhe në sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga intometacina. Kripërat e magnezit ndihmojnë në parandalimin e artritit.
Magnezi i ulët shoqërohet me një rënie në dendësinë minerale të kockave. Mungesa e magnezit rritet me moshën për shkak të marrjes joadekuate nga dieta, absorbimit të dobët dhe disa ilaçe të njohura në pakësimin e magnezit.
Shenjat e para të mungesës së magnezit janë dhimbje barku, spazma, dhimbje të muskujve . Ankthi, tensioni, ndjenja shqetësimi dhe tronditje janë shenjat e mangësi së magnezit gjithashtu.
Mangësia e magnezit ju pengon për të pushuar mjaftueshëm në mbrëmje apo të bini në gjumë gjatë gjithë natës. Hiperaktiviteti dhe shqetësimi tek fëmijët mund të jetë pjesërisht për shkak të mangësisë së magnezit .
Dhimbjet menstruale janë të dhimbshme te gratë, një shenjë e zakonshme kjo e mungesës së magnezit.
Ushqimet që këshillohet të përdorni janë perimet me gjethe jeshile: lakra jeshile, spinaqi, të pasura me minerale dhe vitamina të domosdoshme për trupin.
Peshqit: Përveç të qenët një burim i madh i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3, peshqit të tillë si; skumbri, salmoni dhe toni, janë jashtëzakonisht të pasur me magnez, por ky mineral gjendet edhe në llojet e tjerë të peshqve.