Roli i fesë në ndërtimin e njeriut të përgjegjshëm

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Prej porosive profetike gjejmë mësime që na mundësojnë të ndërtojmë ekuilibra në përditshmërinë tonë. Besimtari është i obliguar të marrë përgjegjësitë dhe të bëhet i përgjegjshëm në çdo rast. Kështu e ngritim autoritetin duke forcua besnikërinë, dinjitetin, guximin, modelin e njeriut të mirë etj. Në fakt kjo na bënë të gjejmë lumturinë e munguar në këtë dhe botën tjetër.
Sikur thekson dijetari i njohur islam Shibli, kjo është thënia profetike që i ndihmon shumë këtyre synimeve:
“Puno për këtë botë aq sa do të qëndrosh në të, puno për botën tjetër për aq kohë sa do të qëndrosh atje, puno për Allahun e Lartësuar për aq kohë sa do të kesh nevojë për Të, dhe puno për zjarrin për aq kohë sa mund ta durosh atë!” (Transmetom Muslimi).
Hadithi na mundëson që të pikturojmë rrugë që ofron mundēsi për:
– ndërtim të ambientit më të mirë për jetën tonë.
– zgjedhjen e shoqërisë së mirë.
– shoqërimin me vepra të mira.
– tri gjëra të përcjellin te varri; pasuria dhe familja kthehen mbrapa, vepra e mirë të shoqëron edhe në jetën e varrit dhe botën e amshuar – Ahiretin.
– bëhemi më të ndieshëm ndaj hakut, pronës, të drejtës dhe ndarjen e drejtësisë.
– thotë Muhammedi a. s.: “Kush e përvetëson pronën e dikujt tjetër, Allahu i Lartësuar ia ndalon Xhenetin dhe ia përcakton Zjarrin.” (Transmeton Muslimi).
Besimtarët duhet të ndërgjësohen për rolin që ka feja në maturimin dhe përgjegjshmërinë e individit.
Poeti arab për papërgjegjshmërinë e individit ndaj publikes dhe detyrimeve ndaj tjetrit, thotë: “Nuk e hanë mishin e derrit se është haram. Por e hanë hakin e njerëzve sikur derra”.
Thekse nga ligjërata javore në ditën e xhuma.

Hoxhë Nexhmedin Ademi