Ballina Artikuj Roli dhe vlerësimi i nënës në Islam

Roli dhe vlerësimi i nënës në Islam

Hoxhë Fidaim Fazliu

Edhe pse Islami ka udhëzime të qarta për të nderuar dhe respektuar të dy prindërit, nënave u jepet mirënjohje dhe respekt të veçantë. Ky qëndrim i Islamit kuptohet nëse i kuptojmë vështirësitë dhe vuajtjet që përjetojnë nënat në jetën e tyre. Në lidhje me këtë, Pejgamberi Muhamed s.a.s. ka thënë:

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se një burrë erdhi te Pejgamberi dhe e pyeti: “Kush do të jetë afër miqësisë sime?” Pejgamberi u përgjigj:

“Nëna jote, nëna jote, nëna jote, pastaj babai yt, pastaj ai që është më i afërt me farefisin tënd dhe ai pas.”

——————

O Zot fali e méshiroi nënat tona!

Amin Amin Amin Allahume Amin!

Hoxhë Fidaim Fazliu

Exit mobile version