ROLI DHE RËNDËSIA E VITAMINËS D

Vitamina D ështe ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu.

Burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit.

Vitamina D eshte e domosdoshme per rregullimin e nivelit te kalciumit dhe fosforit ne organizmin tonë, duke luajtur rol kyq në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave.

Ne kemi nevojë për vitaminë D në mënyrë që trupi ynë të absorbojë kalcium dhe fosfor nga dieta jonë e përditshme ushqimore.

Këto minerale janë të rëndësishme për të mbajtur eshtrat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm.

Si mund ta marrim vitaminën D dhe cila është përiudha më e mirë vjetore për marrjen e saj ?

Mënyra më e mirë për ta marrur këtë vitaminë, eshte ekspozimi i trupit ne rrezet e diellit.

Pra, ekspozimi i duarve, fytyrës, krahëve dhe këmbëve 2 deri 3 herë në javë, do të jetë e mjaftueshme që të përmbushim nevojat tona ndaj kësaj vitamine. Koha e ekspozimit ndryshon me moshën, llojin e lekurës, sezonen, kohën gjatë ditës etj.

Vetëm 6 ditë ekspozim rastësor në diell pa aplikuar ndonjë mbrojtës ndaj diellit, mund të mbulojë 49 ditë pa ekspozim ndaj diellit. Sasia e vitaminës D të cilën e kemi marrur gjatë përiudhes kohore me diell, ruhet në zonat dhjamore të organizmit dhe pastaj lirohet gradualisht kur nuk ka rreze dielli të mjaftueshme. Nga fundi i muajit mars / fillim të prillit deri në fund të shtatorit, shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D që na nevojitet nga rrezet e diellit. Nuk paraqet asnjë rrezik nëse trupi ynë merr më shumë vitaminë D nga ekspozimi ndaj diellit. Trupi ynë nuk mund ta marrë vitaminën D nëse rrezet e diellit mendojmë t’i marrim nga hapsirat e mbyllura afër dritares, rrezet UVB nuk mund të depërtojnë përmes xhamit. Një tjetër burim i vitaminës D është shtesa dietike. Fëmijët nën moshën 6 muaj duhet të mbahen jashtë rrezet e diellit direkte. Për të siguruar që ata të fitojnë mjaft vitaminë D, foshnjat dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç duhet të marrin shtojcë të vitaminës D edhe nëse dalin në diell. Vitamina D është esenciale për eshtrat e shëndetshme si dhe për të kontrolluar sasinë e kalciumit në gjakun tonë. Është e rëndësishme në çdo fazë të jetës, por sidomos për foshnjat dhe adoleshentët që rriten me shpejtësi dhe për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse duhet të marrin 400 njësi në ditë. Nëse një nënë gjidhënese nuk merr shtesa të duhura të kësaj vitamine ose ka mungesë të njohur te vitaminës D, foshnja e saj duhet të fillojë marrjen e vitaminës D mënjëherë pas lindjes.

Ushqimet që sigurojnë vitaminën D

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë: Peshku yndyror si: ton, skumbri dhe salmoni. Ushqime të fortifikuara me vitaminë D si disa produkte të qumështit, lëng portokalli, qumësht soje dhe drithëra. Mëlçi viçi, djathi, vezët dhe kërpudhat.

Çfarë mund të bëjmë që të sigurojmë sasinë e duhur të vitaminës D gjatë gjithë vitit ?

Rekomandohet të :

– Qëndroni çdo ditë nga 15 min në diell nga fundi i pranverës, verës dhe vjeshtës së hershme;
– Hani dy racione të një peshku yndyror çdo javë nga nëntori në mars;
– Vegjetarianët duhet të pijnë 3 gota qumësht (lopë, bajame, soje etj.) çdo ditë nga nëntori deri në mars (vitamina D e lëngshme absorbohet më mirë se forme tablete).
Nëse mund t’i ndjekim këto rekomandime të thjeshta, ne mund të gëzojmë të gjitha përfitimet shëndetësore të vitaminës D