Përbërësit: 4 fileto pule, 4 feta proshutë e pjekur, 50 g galetë (buke e grirë), 1 presh i grirë (pjesa e bardhë)
1 qepë e grirë
100 g arra
1/2 gotë ujë
pak majdanoz i grirë
kripë
piper
vaj ulliri
PËRGATITJA: Në fillim përgatisim mbushjen për roletë e pulës. Qepët së bashku me preshin e grirë i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira dhe i shuajmë me gjysme gote uje. Në fund shtojmë
majdanozin e grirë, piper dhe pak kripë. Fillojmë të përgatisim pulën role duke hapur filetotë dhe sipër shtojmë një fetë proshutë. Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role.
Më pas e kalojmë sipër galetës. Rolet e përgatitura i skuqim në një tigan me vaj ulliri duke mbajtur zjarrin të ngadaltë. Receta role pule e mbushur me arra është gati, mund të shoqërohet me perimet e stinës.