Përbërësit:
4 feta fileto pule
4 feta proshutë e pjekur
1 presh
1 qepë
100 g arra
verë e bardhë
majdanoz i grirë
kripë, piper, vaj ulliri
Përgatitja:
Në fillim përgatisim mbushjen e roletës së pulës. Grijmë qepët dhe preshin, më pas i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Shtojmë arrat e grira dhe i shuajmë me gjysmë gote verë të bardhë. Më pas përgatisim pulën role duke hapur fetat e mishit dhe sipër i shtojmë një fetë proshutë dhe pak kripë dhe piper. Hedhim një lugë nga mbushja e përgatitur më parë, e rrotullojmë me kujdes për të krijuar një role. Më pas e kalojmë sipër galetës dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri me zjarr të ngadaltë. I vendosim në pjata me një letër kuzhine në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. Sipas dëshirës vendosni majdanoz të grirë.