Kjo është receta për një pjatë të dytë e të shijshme.
Plot shije dhe vlera ushqyese falë përbërësve të shëndetshëm që përmban.
Përbërësit
- 800 g gjoks gjeldeti
- 50 g spinaq të ngrirë
- 30 g thërrime buke
- 50 djathë
- 2 vezë
- 1 thelpi hudhër
- Kripë dhe piper për shije
- Majdanoz i freskët për shije
- Gjysmë qepe
- 1 karotë
- 1 kërcell selinoje
- Vaj për shije
- 200 ml lëng perimesh
- 80 ml qumësht
- 1 lugë gjelle miell
Përgatitja
Prisni imët hudhrën dhe kuardiseni në një tigan me pak vaj.
Më pas shtoni spinaqin. Vendosni kapakun dhe gatuajeni duke e përzier herë pas here.
Ndërkohë prisni djathin në kubikë.
Në një enë bashkoni spinaqin e gatuar, djathin, vezët, thërrimet e bukës, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin.
Përziejeni derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri tjetrin.
Tani prisni në mes gjoksin e gjelit dhe hapeni mirë duke përdorur një çekiç për mishin.
Vendosni mbushjen në qendër të mishit dhe rrotullojeni duke e lidhur disa herë me një file gatimi.
Prisni selinon, karrotën dhe qepën në copa të vogla.
Hidhni pak vaj në një tenxhere, shtoni perimet e grira dhe vendosni rolenë e gjelit të detit. Më pas shtoni qumështin dhe lëngun.
Mbulojeni dhe gatuajeni për një orë e gjysmë.
Pasi të ziejë, lëreni mënjanë gjelin sa të ftohet.
Me një pirun shtypni perimet dhe shtoni miellin duke i përzier mirë.
Pritini mishin në feta dhe shërbejeni me salcën e bërë nga perimet.