Ballina Kuzhinë Role e mbushur me proshutë dhe sallatë jeshile

Role e mbushur me proshutë dhe sallatë jeshile

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN: 200 g kungull i verdhë, 4 vezë, 100 g miell, 20 ml vaj ulliri, kripë dhe arrëmyshk.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: 300 g krem djathi, 10 feta proshutë dhe sallatë e freskët.

PËRGATITJA: Grijmë kungullin në grirësen elektrike, e shtrydhim për t’i larguar lëngjet dhe e vendosim në një tas. Pasi rrahim vezët, i shtojmë te tasi bashkë me vajin, miellin, kripën dhe arrëmyshkun e bluar. Brumin e formuar e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur më parë letër furre dhe e pjekim për 25 minuta në temperaturën 180 gradë. Si ta nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet pak dhe e mbledhim role, bashkë me letrën e furrës, që t’i japim formë. Pasi ftohet plotësisht e hapim, e heqim nga letra dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës me kremin e djathit, vendosim sipër fetat e proshutës dhe sallatën, e mbledhim përsëri role dhe e shërbe jmë të ndarë në feta.

Exit mobile version