Roja bregdetare turke shpëton mbi 100 azilkërkues në Egje

Roja bregdetare turke shpëtoi mbi 100 azilkërkues të shtyrë përsëri nga anijet e Rojes bregdetare greke në ujërat t Turqisë në Detin Egje, theksuan të mërkurën burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi u shpëtuan pranë brigjeve të Marmarisit në provincën jugperëndimore Mugla, 23 azilkërkues u dërguan në portet e afërta, theksuan burimet.

Nëntëmbëdhjetë nga azilkërkuesit ishin shtetas turq dhe filluan veprimet ligjore kundër tyre.

Gjithashtu, një total prej 83 azilkërkuesve të huaj në tre anije shpëtimi u shpëtuan nga Roja bregdetare turke në brigjet e Bodrumit në Mugla, tha një burim sigurie.

Azilkërkuesit ishin dëbuar nga ujërat greke teksa përpiqeshin të arrinin në Evropë.

Veçmas, forcat e sigurisë në provincën Aydin ndaluan 30 azilkërkues që përpiqeshin të shkonin jashtë vendit, sipas burimeve të sigurisë.

Komanda e Rojes bregdetare ndaloi një gomone pranë Tekagac në rrethin Didim, theksuan burimet.

Azilkërkuesit, përfshirë shtetas sirianë dhe afganë u dërguan tek autoritetet provinciale të migracionit.