Roja bregdetare e Italisë shpëton 244 emigrantë të parregullt në Mesdhe

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare të Italisë shpëtuan 244 emigrantë të parregullt që ndodheshin në një anije në vështirësi në brigjet e rajonit të Kalabrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Roja Bregdetare e Italisë thuhet se 244 emigrantët e parregullt u shpëtuan si rezultat i një operacioni që vazhdoi prej 16 orësh në kushte të rrezikshme detare në orët e natës në brigjet Roccella Jonica në rajonin e Kalabrisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se 1 foshnje i sapolindur dhe 41 fëmijë ndodheshin në mesin e personave që u shpëtuan me një operacion ku dha mbështetje edhe anija patrulluese e policisë kufitare të Rumanisë e cila kryen mision në rajon në kuadër të FRONTEX-it (Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit të BE-së).

Roja Bregdetare e Italisë edhe më 25 nëntor shpëtoi 296 emigrantë në brigjet e ishullit Lampedusa.

Më tej theksohet se një përgjigje pozitive ka ardhur nga Italia pas disa ditësh nga thirrja që “Sea Watch-4”, anija e shpëtimit e organizatës qeveritare gjermane “Sea Watch, bëri për port të sigurt ndaj Italisë dhe Maltës për emigrantët e shpëtuar në operacione të ndryshme në Mesdhe.

“Sea Watch”, në një postim nga llogaria e saj në Twitter vuri në dukje se në anije ndodhen ende rreth 250 emigrantë që presin të evakuohen dhe se procesi i evakuimit po përparon shumë ngadalë.

Problemi i migrimit të parregullt në Mesdhe

Rajoni i Mesdheut midis Italisë, Maltës dhe Libisë vitet e fundit ndodhet në pozicionin e një prej rrugëve më të përdorura të migracionit të parregullt për kalimin nga Afrika në Evropë.

Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit kur kushtet e detit dhe motit janë të mira, lëvizjet migruese në destinacionin e përmendur intensifikohen.

Emigrantët e parregullt që bëjnë thirrje për ndihmë në det, në vend të shteteve evropiane shpëtohen nga organizatat joqeveritare me origjinë nga Evropa.

Vendi i parë në Evropë ku emigrantët e shpëtuar ose që mund të kalojnë Mesdheun shkelin është Malta ose ishulli Lampedusa i cili është pjesa më e afërt tokësore e Italisë me Afrikën e Veriut. /aa