Rohde: Procesi i Berlinit e forcon mbështetjen për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, ka deklaruar se Procesi i Berlinit e forcon mbështetjen për Kosovën dhe gjithë rajonin.

Rhode, po ashtu, ka thënë se ky proces që nga fillimi i tij në vitin 2014, ka arritur të krijojë lidhje më të forta në mes të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

“Krenar të shoh Gjermaninë duke prirë Procesin e Berlinit në 10 vjetorin e tij. Që nga edicioni i tij i parë në 2014, ka krijuar lidhje më të forta, në mes të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të rritur mbështetjen për Kosovën dhe tërë rajonin”, ka shkruar Rhode në platformën “X”.