Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se masakra e Reçakut e kryer 26 vjet më parë nga forcat policore e ushtarake të Serbisë është fakt.
Ai ka thënë se këto krime janë raportuar nga OKB e OSBE.
Në një postim në X, Rohde ka thënë se mohimi i këtyre krimeve pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimin euroatalntik.
“Ajo që ndodhi në Reçak është fakt! Dhe krimet që kanë ndodhur janë raportuar mirë, pra nga organet e OKB-së + OSBE-së. Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.
Kosova, sot po përkujton 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë e masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.