Ballina Sport Futboll Rogers e vazhdon kontratën me Aston Villan

Rogers e vazhdon kontratën me Aston Villan

Skuadra e Aston Villas të martën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me sulmuesin anglez, Morgan Rogers.

Rogers do të jetë pjesë e Aston Villas deri në verën e vitit 2030.

“Morgan Rogers ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Aston Villas. Sulmuesi ka rënë dakord për një marrëveshje që do ta mbajë atë në ‘Villa Park’ deri në vitin 2030”, ka shkruar në faqen zyrtare skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery.

22-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet këtë edicion.

Në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me tri asistime.

Pjesë e Aston Villas, Rogers është nga muaji shkurt. Ai u transferua nga Middlesbroughi për nëntë milionë euro.

Exit mobile version