Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë në prag të ndeshjes “El Clasico” kundër Barcelonës, kanë njoftuar mediumet spanjolle të mërkurën.
Një ditë pas fitores kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëe, klubi spanjoll ka konfirmuar mungesën e madhe që do ta ketë për ndeshjen kampionale me Barcelonën.
Sulmuesi brazilian, Rodrygo nuk do të luaj në “El Clasico” pas lëndimit që e pësoi kundër Dortmundit.
Kështu që, Rodrygo i shtohet mungesave të shumta që trajneri Carlo Ancelotti nuk do t’i ketë në dispozicion kundër Barcelonës.
Krahas Rodrygos që pritet të pauzoj rreth dy javë, Realit shkaku i lëndimeve i mungojnë edhe David Alaba, Dani Carvajal e Brahim Diaz.
“El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, do të luhet të shtunën prej orës 21:00 dhe i takon javës së 11-t të kampionatit spanjoll.
Aktualisht, Barcelona prinë në La Liga me 27 pikë të mbledhura, tri më shumë se Real Madridi që zë vendin e dytë.