Ballina Arritje Teknologji Roblox detajon politikat e reja të sigurisë për fëmijët

Roblox detajon politikat e reja të sigurisë për fëmijët

Roblox ka një histori me ulje dhe ngritje sa i përket sigurisë së fëmijëve dhe adoleshentëve. Që prej 2018-ës dhjetëra persona janë arrestuar nën akuzuat e abuzimit me fëmijët përmes Roblox.

Roblox do të implementojë politika të reja sigurie të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e përdoruesve të rinj të platformës. Muajin e kaluar mësuam se ndryshimet ishin planifikuar prej kohësh dhe përmes një postimi në blog Roblox i detajoi ato.

Ndryshimi i madh është se një seksion i zgjeruar i përmbajtjes së Roblox nuk do të jetë e disponueshme për përdoruesit nën 13-vjeç.

Pjesa e parë e politikës së re të Roblox do të implementohet prej 3 Dhjetorit dhe përdoruesit nën moshën 13-vjeç nuk do të mund të luajnë, kërkojnë apo zbulojnë një eksperiencë të pavlerësuar në platformë.

Por ata mundet që ende ta shohin informacionin përmes një lidhjeje direkte. Roblox kështu kërkon prej krijuesve të konfirmojnë se informacioni në faqe të tilla siç imazhet e vogla apo përshkrimi, janë në përputhje me kriteret e kompanisë për moshat 9-vjeç dhe më lart.

Pjesa e dytë e politikës do të kufizojë qasjen në Social Hangouts dhe eksperiencat Free-form User Creation për përdoruesit që janë mbi 13-vjeç. Ky ndryshim do të aplikohet prej 18 Nëntorit.

Roblox ka një histori me ulje dhe ngritje sa i përket sigurisë së fëmijëve dhe adoleshentëve. Që prej 2018-ës dhjetëra persona janë arrestuar nën akuzuat e abuzimit me fëmijët përmes Roblox.

Exit mobile version