Ballina Lajmet Rajon dhe Botë RMV, sot nuk do të ketë orë policore

RMV, sot nuk do të ketë orë policore

Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të festës së Fitër Bajramit, ndërsa, duke filluar nga nesër pas mesnate do të shkurtohet deri në orën 4 të mëngjesit. Qeveria dje i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe i lehtësoi masat kufizuese deri më 18 maj.

Orari i punës të objekteve hotelierike vazhdohet deri në orën 23:30, por të njejtat edhe më tej do të jenë të hapura në tarracat verore, ndërsa, përjashtim nga ky kufizim janë objektet gastroomike në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin “Shën Apostolll Pavle” në Ohër, si dhe sektori i ushqimit në hotele, motele, hostele dhe shtëpi konvikti për personat e vendosur në këto objekte.

Ndërkaq, nga dita e sotshme, palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive dhe këndet e lojërave do të fillojnë me punën e tyre, por në këto ambiente është e detyrusheme të respektohen protokollet e punës. Ngjarjet sportive edhe më tej do të orhanizohen pa praninë fizike të publikut.

Tani për tani, ashtu edhe siç deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbetet ndalesa për dasma dhe koncerte. Ndërsa, si pjesë lehtësuese të masave është e heqja e ndalesësë për përdorim të pushimeve vjetore për punjonjësit shëndetësorë dhe rritja e numri të fëmijëve në kopshte, numri i fëmijëve mund të rritet deri në 15 në grupet deri në dy vjeç, dhe deri në 20 fëmijë në grupet 2 deri 6 vjeç.

Propozimin për lehtësimin e masave të hënën e miratoi Komisioni për Sëmundje Infektive mbi bazë të gjendjes epidemiologjike, gjegjësisht uljеs e numrit të të infektuarve të rinj dhe lirim të një pjese më të madhe të kapaciteteve spitalore. /shenja

Exit mobile version