Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2885 teste të kryera janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Kumanovë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.507 raste, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, kurse 5.470 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 425 raste aktive me virusin korona, 189 prej të cilëve janë të regjistruar në Shkup, kurse 53 në Kumanovë.