PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 360 g oriz për rizoto (Carnaroli ose Arborio) 300 g kërpudha 200 g brokoli ½ gotë verë e bardhë 1 qepë e vogël 2 karota vaj ulliri kripë, piper, majdanoz lëng perimesh i valuar sipas nevojës 1 lugë gjalpë i ftohtë nga frigoriferi pak djathë Parmigiano i grirë
PËRGATITJA: Pasi t’u heqim kërpudhave pjesën e bishtit me dhe, i kruajmë me thikë, i pastrojmë me pecetë të pastër të lagur me ujë dhe i presim në feta të holla. Qepën e qëruar e grijmë imët dhe bashkë me karotat të prera në rrota, i skuqim në një tenxhere me pak vaj ulliri. Kur qepa të jetë bërë transparente shtojmë brokolit të ndarë në degë të vogla, i skuqim për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë orizin. Skuqim orizin për 3-4 minuta, e shuajmë me verë dhe kur kjo të avullojë, shtojmë lëngun e valuar me garuzhde. Shtojmë lëng perimesh sipas nevojës derisa orizi të jetë zier plotësisht. Kur ai të jetë zier plotësisht, e përziejmë me gjalpin e prerë në kubikë, djathin Parmigiano të grirë, shtojmë majdanozin dhe e shërbejmë menjëherë.
Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta