Rivarrosen tri viktima të luftës

Janë rivarrosur tri viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Ekipi i Tëvë1, është duke qënduar në Shtuticë ku në pamjet e dërguara shihen të pranishëm në rrivarrim Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me deputetët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli e Avni Dehari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Të pranishëm po ashtu në rivarrim kanë qenë qytetarë e familjar të shumtë.

Ndryshe, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara ka njoftuar për rivarrimin e tre viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Gara përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur se trupat e viktimave të luftës do të rivarrosen në Polluzhë dhe Shtuticë.“Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen:Xhavit Maloku nga Polluzha , Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica, viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.”, ka njoftuar Gara.