Përditësimi vjen pak kohë pasi Meta ofroi një opsion ku përdoruesit mund të zgjedhin të mos shohin postimet e tyre të promovohen në Instagram dhe Facebook.
Meta gradualisht po përmirëson disa aspekte të aplikacionit Threads në Instagram. Përdoruesit e Threads tashmë mund të fshijnë llogaritë e tyre në aplikacion pa fshirë në të njëjtën kohë edhe Instagramin e tyre tha ekzekutivi i kompanisë Adam Mosseri.
Përdoruesit mund të heqin profilet e tyre nga aplikacioni Threads duke shkuar në Settings -> Account -> Delete or deactivate profile
Ndryshimi ka qenë një prej funksionaliteteve më të kërkuara mes përdoruesve të Threads, shumica e të cilëve ishin të irrituar me pamundësinë për të fshirë profilet Threads pa rrezikuar të “hedhin në erë” llogarinë e tyre në Instagram.
Përditësimi vjen pak kohë pasi Meta ofroi një opsion ku përdoruesit mund të zgjedhin të mos shohin postimet e tyre të promovohen në Instagram dhe Facebook.
Pavarësisht ndryshimeve, Instagram dhe Threads vijojnë të jenë të lidhur bashkë. Për tu regjistruar në Threads nevojitet një llogari në Instagram dhe komunikimi në aplikacionin rival të Twitter duhet të bëhet përmes postës së Instagram.
Për rekomandime dhe funksionalitete të tjera, Threads mbështetet tek profili i përdoruesve në Instagram.