Një çift indian i dëshpëruar për një djalë, pasi kishte katër vajza, vrau një vajzë katërvjeçare, duke besuar se ‘sakrifica’ e saj do t’i sillte një fëmijë mashkull.
Satish Singh, 35 vjeç, dhe gruaja e tij Namita, 30 vjeç, rrëmbyen vajzën katërvjeçare të fqinjit të tyre, e preu krahun, këmbën dhe veshin para se t’i priste fytin.
Çifti, nga Sahranpur, Uttar Pradesh, thuhet se ka qenë i dëshpëruar të ketë një djalë pasi djali i vetëm i tyre vdiq kur ai ishte vetëm 18 muajsh.
Të zhgënjyer nga të pasurit katër vajza, Singhët vizituan një mjek shpirtëror dhe ekzorcist, Vriksh Pal, 50 vjeç, i cili thuhet se i këshilloi ata të ‘sakrifikonin’ një vajzë për t’i dhënë një djalë të shëndoshë.
Çifti i ndihmua edhe nga babai i zonjës Singh, Kabool Singh, 60 vjeç, dhe treshja rrëmbeu vajzën katërvjeçare Akshita, më 1 tetor.
Singh bëri një ritual të tmerrshëm në vajzën e vogël, duke copëtuar një krah, këmbë dhe vesh ndërsa ishte ende gjallë.
Më pas, ata i prenë fytin me një thikë të madhe, sipas një raporti policor./Mesazhi/