Kjo vjen në kohën që kompania gjermane e makinave sportive dhe luksoze, përgatitet për revolucionin e pritshëm në industrinë automotive.
Makina 100% elektrike por edhe hibride, do të zënë 25% të dërgesave globale të kompanisë në vitin 2025, u shpreh kompania Gjermane në një deklaratë për shtyp të premten.
Kompania parashikon të fillojë të shesë Porsche Mission E në vitin 2019. Ata prezantuan konceptin e Cross Turismo në Geneva Motor Show javën që shkoi.
Kompania me fitimin më të madh nga shitjet e Volkswagen Group, e cila këtë vit feston 70 vjetorin e makinës së parë sportive, ka filluar seriozisht përgatitjet për një nga ndryshimet më të mëdha teknologjike, i cila prek së tepërmi edhe industrinë automotive.
Ulja e normave të ndotjes, ka detyruar prodhuesit që të zhvillojnë makina hibride ose 100% elektrike. E gjithë kjo, edhe pse kërkesa për to vazhdon të mbetet e ulët. Porsche është e ekspozuar ndaj këtyre ligjeve duke pasur parasysh se thuajse të gjithë makinat e saj kanë motorë të fuqishëm.
“Për 10 vitet e ardhshëm, Porsche do të fokusohet në 3 shtylla kryesore. Optimizmi i makinave me motorë me djegie të brendshme. Modele PLUG-IN HYBRID. Dhe makina sportive 100% elektrike.” Këto ishin fjalët e Oliver Blume, CEO i Porsche, në një fjalim pranë Porsche Museum. Ky lokacion ndodhet pranë zyrave qendrore të kompanisë, në Stuttgart të Gjermanisë.
“Regjione të ndryshme të botës janë duke u zhvilluar ndryshe nga njëri-tjetri. Kështu, na duhet të jemi sa më fleksibël” vazhdoi ai.