Risia e fundit, pagesat mund t’i bëjmë edhe duke komunikuar në “Messenger”

Bota virtuale mund të zgjidhë (thuajse) çdo problem.

PayPal së fundmi ka njoftuar se duke nisur nga java tjetër do të ofrojë kryerjen e pagesave P2P nga aplikacioni “Messenger”.

Ky shërbim, si shumica e risive teknologjike, fillimisht do të provohet në SHBA. Pagesat kryhen kur je duke folur në “chat”. Për këtë mjafton të klikosh ikonën blu me shenjën “+” dhe të zgjedhësh opsionin “Payments”.

Ky aplikacion përdoret nga rreth 1,3 miliardë njerëz në muaj. Shifra do të dyfishohet shumë shpejt, sapo kjo gjë të provohet në Evropë./Mesazhi/