Bota virtuale mund të zgjidhë (thuajse) çdo problem.
PayPal së fundmi ka njoftuar se duke nisur nga java tjetër do të ofrojë kryerjen e pagesave P2P nga aplikacioni “Messenger”.
Ky shërbim, si shumica e risive teknologjike, fillimisht do të provohet në SHBA. Pagesat kryhen kur je duke folur në “chat”. Për këtë mjafton të klikosh ikonën blu me shenjën “+” dhe të zgjedhësh opsionin “Payments”.
Ky aplikacion përdoret nga rreth 1,3 miliardë njerëz në muaj. Shifra do të dyfishohet shumë shpejt, sapo kjo gjë të provohet në Evropë./Mesazhi/