Ballina Lajmet Kosovë Rishikimi i masave antiCOVID, Vitia diskuton sot me kryetarët e komunave

Rishikimi i masave antiCOVID, Vitia diskuton sot me kryetarët e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të takohet sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth rishikimimt të masave antiCOVID.

Në takim do të marrin pjesë kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal të shëndetësisë.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se do të kërkojnë nga ministri Vitia lehtësimin e masave.

“Po kemi kërkesë, do të flasim për mundësimin e lehtësimit të masave për gastronomët që të mund të operojnë brenda në lokale dhe fillimi i vitit të ri shkollor duke u bazuar në 4 skenarët”, tha Ibrahimi.

Ndryshe, për shkak të gjendjes epidemiologjike, IKSHPK-ja ka rekomanduar që të mos hapen shkollat dhe gastronomia të mos punojë në ambiente të mbyllura, masa këto që sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës vlejnë deri më 26 tetor.

Këto masa pritet që të ndryshohen pas vlerësimit të situatës nga IKSHPK-ja sipas rekomandimit të të cilëve do të merret edhe vendimi tjetër për masat antiCOVID.

Exit mobile version