Deri para gjysmë shekulli e ndoshta edhe më pak se kaç, lidhjet dhe kontaktet e shthurura në mes qifteve të të njejtës gjini konstatoheshin që vijnë si rrezultat i çrregullimeve mendore, psiqike e emocionale , e pse jo edhe hormonale, e sot, ato paraqiten si diçka tejet normale dhe të natyrshme, dhe si të tilla duhen të rrespektohen nga të tjerët. E nga e kaluara historike, së paku, ishin dy popujë që lanë nam me lidhjet e tyre homoseksuale. Ai i Sedomit (populli i Lutit a.s), dhe ai i Pompejt(provincë italiane). Siç dihet, që të dy përfunduan në rrënojat e historisë. U shkatërruan. Historia e mirëfilltë nuk shënon ndonjë arsye tjetër për shkatërrimin e tyre, pos hidhërimit dhe ndëshkimit hyjnor.
E sot, trashëgimtarët e kampit sedomist e pompeist, shpallën një kauzë, për mbrojtjen e së cilës na ftuan që të gjithëve, institucionet dhe shoqërinë civile, tërë popullin, që edhe ne t’i mbrojmë “të drejtat e tyre të natyrshme”. Ata ndihen të dobët, sepse qenkan pakicë, andaj kanë nevojë për përkrahjen tonë.
Edhe ne mendojmë që të tillët kanë më së tepërmi nevojë për ndihmë dhe përkrahje, madje në mënyrë urgjente, por atë ndihmë ne duhet t’ua dhurojmë duke iu ofruar atyre ilaqin hyjnor, nepërmes të cilit ata do t’i ridefinonin saktësisht orientimet e tyre të shthurura morale. Kjo është kauza jonë e vërtetë, që të ofrojmë këtë ilaq.
Nëse ju shpallni “javë të krenarisë” atë që promovoni veset e shthurura me të cilat u shkatërruan popujt para nesh, ne shpallim javë të krenarisë së vërtetë vetëm atë në të cilën promovojmë vlerën e familjes dhe ruajtjes së llojit njerëzor.
Allah! Na bëjë ithtarë të kauzave të ndershme!!.
Prof. Driton Arifi