Rimëkëmbja ekonomike e Kosovës

Lulzim Beqiri

Sipas Doganës së Kosovës, viti 2021 llogaritet të jetë viti më i mirë i mbushjes së arkës se shtetit nga ana e tyre. Raportet tregojnë se janë mbledhur mbi 1 miliardë e 330 milionë euro, çka edhe ka bërë që Dogana të jetë institucioni që më së shumti i ka kontribuar buxhetit të shtetit në këtë periudhë.

Shkruan: Lulzim BEQIRI, Prishtinë

Republika e Kosovës po ballafaqohet me kriza të ndryshme politike e ekonomike, të cilat kanë ndikuar dukshëm në jetesën e qytetarëve të saj. Si rrjedhojë e situatës me pandeminë, e cila e ka prekur tërë rruzullin tokësor, ka ndryshuar përgjithmonë bërja biznes, duke bërë dëme të pariparueshme.

Kosova iu nënshtrua një ndikimi të tillë, duke prekur shumë biznese e individë, të cilët shkaku i krizës shëndetësore botërore u detyruan ta shuajnë aktivitetin e tyre afarist nga ndikimi i masave të ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente, të cilat kishin për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Republika e Kosovës u ballafaqua edhe me krizën e ngritjes se çmimeve, kjo si rezultat i ndikimeve të ndryshme ndërkombëtare. Fillimi i agresionit rus në Ukrainë e ka rritur edhe më shumëkrizën në vend. Si pasojë e këtij agresioni dhe ndikimit të tij, Kosova iu ekspozua edhe rritjes së çmimeve të produkteve esenciale, si: mielli, vaji, makaronat, vezët dhe shumë produkte të tjera esenciale. Si rrjedhojë e bursave ndërkombëtare, Republika e Kosovës po përjeton edhe ngritjen më të madhe të çmimit të derivateve në dekadën e fundit dhe si rezultat ka edhe reagime të ndryshme nga ana e shumë qytetarëve të vendit. Opozita  e Kosovës, e cila përbëhet nga tri parti parlamentare, i ka propozuar qeverisë ndërmarrjen e masave për ta ulur ndikimin e çmimeve në aktivitetin afarist dhe jetesën e qytetarëve. Ka pasur shumë propozime edhe nga ana e ekspertëve ekonomikë për të ndërhyrë në situatën e krijuar, siç janë: ulja e akcizës për derivatet e naftës, pastaj ulja e TVSH-së për produktet esenciale, hartimi i pakove të rimëkëmbjes ekonomike e mundësia e tërheqjes së mjeteve nga trusti pensional.

Vendet e rajonit kanë filluar të ndërmarrin masa serioze për të përballuar edhe ngritjen e çmimeve. Natyrisht, edhe Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë për ta mbështetur aktivitetin ekonomik në vend. Por, edhe pse kriza ka trokitur në çdo portë, ekonomia e Kosovës po rritet, shteti është rrugës së mbarë për ta përballuar edhe krizën shëndetësore edhe krizën ekonomike, ndërsa qytetarët e vendit po i përgjigjën shtetit për t’i paguar tatimet, që – sipas burimeve të Administratës Tatimore të Kosovës – si një ndër më të rëndësishmit në mbushjen e arkës së shtetit të Republikës së Kosovës, ATK-ja ka arritur që për dy muajt e parë të këtij viti të mbledhë 124.9 milionë euro tatime.

Trendi i të hyrave i ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milionë euro apo 10.4 për qind më shumë. Gjithashtu në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është arritur të rriten të hyrat për 30 milionë euro ose 31.6  për qind. Pra, qytetarët e vendit janë duke paguar më shumë tatime. Ditë më parë kryeministri i Kosovës deklaroi se si rezultat i qeverisjes së mirë bizneset po paguajnë më shumë tatime, sepse po i besojnë më shumë qeverisë së udhëhequr nga ana e tij. Kujtojmë se partia e kryeministrit i fitoi zgjedhjet si partia e parë me mbi 50 për qind të votave, duke e bërë edhe kryeministrin më të mbështetur në historinë e Kosovës.

Sipas Doganës së Kosovës, viti 2021 llogaritet të jetë viti më i mirë i mbushjes së arkës se shtetit nga ana e tyre. Raportet tregojnë se janë mbledhur mbi 1 miliardë e 330 milionë euro, çka edhe ka bërë që Dogana të jetë institucioni që më së shumti i ka kontribuar buxhetit të shtetit në këtë periudhë.

Sipas Bankës Botërore (BB), rritja ekonomike në Republikën e Kosovës po merr avantazh pozitiv nga një tkurrje si rezultat i pandemisë. Sipas BB-së, rritja ekonomike e viti 2021 ishte mbi 7 për qind.

  2019 2020 2021f 2022f 2023f   Percentage point differences from June 2021 projections 

            2021e    2022f                2023f

Albania 2.1 −4.0 7.2 3.8 3.7 2.8 0.1 0.0
Armenia 7.6 −7.4 6.1 4.8 5.4 2.7 0.5 0.1
Azerbaijan 2.5 −4.3 5.0 3.1 2.7 2.2 −0.8 −0.7
Belarus 1.4 −0.9 1.2 −2.8 2.3 3.4 −4.7 1.1
Bosnia and Herzegovina 3.3 −3.2 4.0 3.0 3.2 1.2 −0.5 −0.5
Bulgaria 3.7 −4.2 3.7 3.8 3.6 1.1 0.5 0.2
Croatia 2.9 −8.0 7.6 6.0 4.2 2.1 −0.2 −1.5
Georgia 5.0 −6.2 8.0 5.5 5.0 2.0 0.5 0.0
Hungary 4.6 −5.0 7.3 5.0 4.3 1.3 0.3 0.0
Kazakhstan 4.5 −2.5 3.5 3.7 4.8 0.3 0.0 0.0
Kosovo 4.8 −5.3 7.1 4.1 4.4 3.1 −0.4 0.3
Kyrgyz Republic 4.6 −8.6 2.3 4.7 4.3 −1.5 0.4 −0.2
Moldova 3.7 −7.0 6.8 3.9 4.4 3.0 0.2 0.6
Montenegro 4.1 −15.3 10.8 5.6 4.8 3.7 1.1 1.3
North Macedonia 3.2 −4.5 4.6 3.7 3.4 1.0 0.2 0.0
Poland 4.7 −2.7 4.5 4.7 3.4 0.7 0.2 −0.5
Romania 4.1 −3.9 7.3 4.8 3.9 1.3 0.3 0.0
Russian Federation 2.0 −3.0 4.3 2.8 1.8 1.1 −0.4 −0.5
Serbia 4.2 −1.0 6.0 4.5 4.0 1.0 0.8 0.1
Tajikistan 7.4 4.5 6.0 5.0 5.0 0.7 −0.6 −1.0
Turkey 0.9 1.8 8.5 3.0 4.0 3.5 −1.5 −0.5
Ukraine 3.2 −4.0 3.8 3.5 3.7 0.0 0.4 0.6
Uzbekistan 5.7 1.7 6.2 5.6 5.8 1.4 0.1 0.0

Burimi: BB.

 

Si rezultat i krizës shëndetësore e ekonomike dhe si rezultat i pandemisë COVID 19, në dy vitet e fundit falimentuan rreth 3 000 biznese. Bizneset e mbyllura u përkasin kategorive si: tregtia, shërbime etj.

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, importi shënoi vlerën prej 4.2 miliardë euro, që nëse e krahasojmë, kemi rritje vjetore prej 42.5 për qind. Në anën tjetër, eksporti i mallrave arriti në 684.7 milionë euro ose me një rritje rreth 60 për qind. Si rrjedhojë e kësaj bëri që të rritet edhe deficit tregtar, që shprehur në vlerë financiare shënon 3.5 miliardë euro ose një rritje vjetore prej 39.6 për qind.

Treguesi më i rëndësishëm ekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare është Bruto Produkti Vendor (BPV), i cili paraqet performansën e ekonomisë së një shteti në një periudhë të caktuar kohore. Bruto Produkti Vendor, me qasjen e prodhimit, është i barabartë me vlerën e shtuar sipas aktiviteteve me çmime bazë, i rritur me tatimet mbi produkte dhe i zvogëluar për vlerën e subvencioneve në produkte. Në këtë mënyrë, Bruto Produkti Vendor është i barabartë me shumën e vlerës së shtuar me çmime bazë të të gjitha njësive të prodhimit të një vendi (rezidentë) dhe tatimeve neto në produkte (tatimet minus subvencionet mbi produkte).

Sipas Agjencisë Statistikave të Kosovës, BPV-ja në TM4/2021 shënoi rritje reale për 6.36 për qind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak TM4/2020.

Aktivitetet ekonomike, që kishin rritje në këtë tremujor ishin: tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit ushqimor (14.82 për qind); aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (5.95 për qind); artet, argëtimi dhe rekreacioni, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbimet e tjera (4.78 për qind); industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, aktivitetet e rehabilitimit (4.32 për qind); informacioni dhe komunikimi (4.03 për qind); bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.83 për qind); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.97 për qind); dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit (0.41 për qind).

Bruto Produkti Vendor Tremujor 

 

2020 2021*
I II III IV I II III IV
BPV-ja Nominale        1.497  

1.594     1.834

          1.846           1.582  

1.903       2.207

                  2.126
BPV-ja Reale           1.478  

1.587      1.803

          1.812           1.559  

1.862       2.101

               1.963
Rritja reale e BPV-së  për qind 0,26 -12,73  -7,73 0,10 4,12 16,77         14,53 6,36

Burimi: ASK

 

Sipas këtij raporti, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie reale në këtë tremujor ishin: administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-5.75 për qind), si dhe ndërtimtaria (-5.21 për qind).

Më tej komponentët e BPV-së, sipas metodës së shpenzimeve, që kishin rritje ishin: eksporti i mallrave dhe shërbimeve (33.38 për qind); importi i mallrave dhe shërbimeve (17.09 për qind); shpenzimet e konsumit final (8.65 për qind); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (4.46 për qind).

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë, jepet një vlerësim paraprak për vitin 2021, i cili – mbështetur në shumën e tremujorëve – kishte një rritje reale prej 10.53 për qind krahasuar me vitin 2020.

Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët, pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit. Duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovar. Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe ato e kanë mbajtur Kosovën duke filluar që nga vitet e ‘80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës.

Sipas BQK-së, gjatë vitit 2021 niveli i remitencave ka arritur në 1.15 miliardë euro apo 17.1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020. Për dallim nga tremujorët paraprakë, kur ishte shënuar rritje e lartё e remitencave, nё TM4 2021 është shënuar një ngadalësim i rritjes së tyre. Gjatë TM4 2021 niveli i remitencave ishte 285.9 milionё euro ose 1.0 pёr qind mё shumë krahasuar me TM4 2020. Sa u pёrket kanaleve tё transferimit, më shumë se gjysma e remitencave (57.9 pёr qind) kanё ardhur pёrmes agjencive pёr transferim tё mjeteve, por qё nё TM4 2021 shёnuan rёnie prej 4.9 pёr qind. Remitencat, përmes bankave, shёnuan rritje prej 14.7 pёr qind dhe pёrbёjnё 15.6 pёr qind tё gjithsej remitencave tё pranuara nё TM4 2021. Si rezultat i hapjes sё kufijve dhe relaksimit tё masave, edhe remitencat, pёrmes kanalit “joformal” janё rritur për 7.9 për qind dhe kanë arritur në nivelin prej 75.6 milionё euro nё TM4 2021. Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, me 40.0 përkatësisht 18.6 për qind tё gjithsej remitencave deri në shtator të vitit 2021.

Vlera e investimeve të huaja në vitin 2021 arriti në 389 milionë euro, në vitin 2020 këto investime ishin rreth 254 milionë euro, pra një rritje prej 144 milionë euro.

Qytetari i Republikës së Kosovës është shumë aktiv dhe mjafton të ketë sinjal se shteti është duke e luftuar korrupsionin, nepotizmin, shantazhin e  duke i dhënë përparësi sundimit të ligjit, që ai të shprehë vullnet dhe të paguajë më shumë tatime. Por, nëse nëpërkëmbet, ai ndëshkon rreptë. Prandaj lajmet janë pozitive, se si shoqëri e kemi filluar emancipimin e reagimit shoqëror.

Këtu vlen të ceket se shteti vetëm në javën e tretë të muajit mars 2022 ka arrestuar mbi 50 zyrtarë shtetëror për korrupsion, ka vazhduar aksionin e arrestimit të grupeve të ndryshme kriminale, mbylljen e strukturave paralele serbe, luftimin e dukurive negative, rritjen e subvencioneve në bujqësi, e deri te angazhimet e ndryshme ndërkombëtare për ta mbështetur Republikën në të gjitha sferat. /shenja