Mate Rimac së fundmi prezantoi një Nevera të re të quajtur Nevera R. Sot Rimac Automobili postoi tre fotografi të reja të veturës në Facebook.
Kjo Nevera është projektuar si një alter ego agresive e Nevera, ajo përfaqëson kalimin nga një hiper veturë GT në një veturë hiper sportive.
Dhe siç sugjeron emri i saj, zhvillimi i Nevera R ndjek filozofinë e markës Rimac: Radical (radikal), Rebel (rebel), Relentless (i pamëshirshëm), tha Bugatti Rimac.
Falë gjeneratës së re të sistemit Rimac All-Wheel Torque Vectoring dhe frenave të reja të avancuara, të kombinuara me një sistem të ri baterish të orientuar drejt performancës dhe 2107 kuaj fuqi, Nevera R është projektuar për vozitje emocionuese dhe kthesa.
“Kur po zhvillonim Nevera, një pjesë e rëndësishme e detyrës ishte ta bënim veturën një Grand Tourer. Ne u përpoqëm ta bënim atë një veturë të bollshme dhe të rehatshme, e cila përfaqëson një ekuilibër midis eksitimit dhe përdorshmërisë, trajtimit intuitiv. Produkti përfundimtar në mënyrë perfekte vendosëm atë ekuilibër: ne morëm një veturë me performancë të cilësisë më të lartë që ka vendosur rekorde të shumta botërore dhe mund të drejtohet me lehtësi për mijëra kilometra nëpër kontinente të ndryshme”, u tha ndër tjera.
Vetura vjen e pajisur me një sistem baterie të gjeneratës së re Rimac Technology prej 108 kWh, dhe përdor teknologjinë më të fundit për të ofruar më shumë fuqi dhe efikasitet në një “paketë” të re dhe më të lehtë.
Përveç kësaj, me një fuqi prej 2,107 kuaj-fuqish të disponueshme, Nevera R ofron performancë më të shpejtë në vijë të drejtë se Nevera e mëparshme, duke arritur një shpejtësi deri në 300 km/h në vetëm 8,66 sekonda.
Frenat e reja karbon-qeramike EVO2 me një shtresë matrice silikoni rrisin performancën e ndalimit dhe përmirësojnë ftohjen dhe qëndrueshmërinë në përdorim.
Shifrat që karakterizojnë performancën e Nevera R:
Shpejtësia maksimale: 350 km/h (412 km/h me mbikëqyrjen e prodhuesit)
0 – 100 km/h: 1.81 s
0 – 200 km/h: 4.38 s
100 – 200 km/h: 2.46 s
0 – 300 km/h: 8.66 s.