Rikthim ëndrrash për Asanin

Jasir Asani ka lënë pas problemet me klubin e tij Guanzhu në Korenë e Jugut dhe është rikthyer te goli, duke i dhënë të tijve tri pikë të çmuara në kampionat.

Për javën e 26-të në elitën e Korenë së Jugut në futboll, Guanzhu fitoi 0-1 në udhëtim me Jeonbuk-un. Përballja ishte e luftuar dhe u vendos nga Jasir Asani në minutën e 70-të.

Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim nga Gabrieli dhe me të majtën i dërgoi një “predhë” portierit vendës Kim, duke bërë që festa kuqezi të ishte me “shqiponjë”./