Në vitin 1996 është hedhur në treg telefonin origjinal Nokia 8110 dhe tre vite me vonë goditi në filmin The Matrix ndërsa e mbante në dorë aktori Keanu Reeves.
Nokia në atë periudhë ishte furnizuesi kryesor i telefonisë celulare në botë.
Dhe tani pas 22 vitesh Nokia 8110 po risillet në jetë e po rikthehet në treg.
Nokia 8110 4G përmban një dizajn të lakueshëm të njohur dhe madje vjen në opsionin e ngjyrës së verdhë banane, si dhe variantet më serioze tradicionale të zezë. Gjithashtu, në pjesën e poshtme ka një slider-cover, që siguron ndjeshmëri të prekshme kur bëhen thirrjet.
Nokia 8110 ka zgjedhur formatin Smart Feature OS, kështu që nuk do të gjeni aplikacionet e Adroid si në telefonat e tjerë Nokia.
Megjithatë po krijohen dhe një ‘app store’ për paisjen, e cila do të përfshirë edhe Facebook.
Ndryshe nga Nokia 3310, 8110 do të zotërojë mbështetjen e LTE në të gjithë Evropën, si edhe përmban versionet për mbajtjen e dy kartave brenda. Ndërsa telefoni banane duket i madh në foto, është relativisht i vogël me një ekran 2.4 inç dhe kamera 2 megapixel.
Ju do të keni akses dhe një lojë ‘Snake’ që është rikrijuar.