Taulant Xhaka rikthehet të luajë me Bazelin pas dy ndeshjeve ku ai qëndroi në stol. Mesfushori i kombëtares ka luajtur 71 minuta ndaj Grashopersit, ku pastaj është zëvendësuar nga Shmid.
Kampionët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-2, ku dy gola u shënuan nga Von Vonsvinkel ndërsa tjetri u shënua autogol nga Viloviç, ndërsa për Grashopersin u aktivizua edhe Albion Avdijaj.
Rikthimi si titullar është një sinjal mjaft i mirë për Xhakën i cili në ditët e ardhshme pritet që të takohet me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.