Rikthehet në OpenAI bashkëthemeluesi Greg Brockman

Rikthimi i tij vjen pas një serie largimesh në kompaninë e mbështetur nga Microsoft, si CTO Mira Murati, bashkëthemeluesi John Schulman dhe bashkëthemeluesi tjetër Ilya Sutskever.

Bashkëthemeluesi i OpenAI Greg Brockman është rikthyer tek startupi i inteligjencës artificiale tre muaj pasi vendosi të largohej si president.

Lajmin e dha përmes rrjetit social X ndërsa një përfaqësues i kompanisë e konfirmoi rikthimin e tij. Brockman ka punuar së bashku me CEO-n Sam Altman për të krijuar rol të ri për të që të përqendrohet tek sfidat teknike raportoi Bloomberg.

Pushimet më të gjata që kam pasur ndonjëherë. Përsëri në OpenAI,” shkruante në X.

Rikthimi i tij vjen pas një serie largimesh në kompaninë e mbështetur nga Microsoft, si CTO Mira Murati, bashkëthemeluesi John Schulman dhe bashkëthemeluesi tjetër Ilya Sutskever.

Altman u rikthye në drejtim të OpenAI në Nëntor të 2023 pas një periudhe trazirash të brendshme ku u shkarkua nga bordi drejtues.