Centrali bërthamor zviceran i Beznaut, më i vjetri në botë, u riaktivizua sot pas një ndërprerje prej tre ditësh që ishte shkaktuar nga një problem teknik, njoftoi kompania menaxhuese “Axpo”.
“Punimet e riparimit të një kablli prej 220 kilovatësh të një transformatori që ndodhej në pjesën jo bërthamore të strukturës u realizuan me sukses”, njoftoi shoqëria e shfrytëzimit në një komunikatë. Reaktori numër 2 i centralit të Beznau, që ndodhet në kantonin e Aargau, pranë kufirit me gjerman, u lidh me rrjetin elektirk.
Në të kundër, reaktori numrë 1 është mbullur që prej marsit 2015 për shkak të arsyeve teknike.Në shërbim që prej vitit 1969, Beznau është centrali më i vjetër bërthamor në botë, që prej mbylljes së reaktorit të Oldsbury në Britaninë e Madhe në vitin 2012, përcjell Atsh.
Zvicra numëron katër centrale që prodhojnë rreth një të tretën e energjisë eletrike të vendit.
Me 21 maj, zviceranët zgjodhën heqjen e energjisë bërthamore në një periudhë afatmesme duke votuar në referendum në masën 58,2 për qind./Mesazhi/