Njësia A5 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në prodhim.
Kështu ka njoftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka shkruar punonjësit e Kosovës A i kanë dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje; rikthimi i njësisë A5 në operim.
“Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A. Në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u shpreha mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5, si dhe për prodhimin me tri njësitë njëkohësisht përkundër sfidave”, ka shkruar ajo në Facebook.