Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rikthehet ndotja e ajrit në Kinë! Shkencëtarët paralajmërojnë: Është radha e Evropës!

Rikthehet ndotja e ajrit në Kinë! Shkencëtarët paralajmërojnë: Është radha e Evropës!

Qielli i pastër ishte një anë e mirë e pandemisë, por të dhënat e fundit tregojnë se cilësia e tij është duke u përkeqësuar sërish me fundin e masave izoluese nëpër botë. 

Ndotja e ajrit në Kinë ka mbërritur sërish në nivelet që shënonte përpara sëmundjes dhe shkencëtarët janë të bindur se radha po i vjen Evropës! Ndotja e ajrit shkakton të paktën 8 milion vdekje të parakohshme në vit, dhe efekti pozitiv që pati ndërprerja e aktivitetit njerëzor dhe atij industrial nga koronavirusi, duket se është i përkohshëm.

Ekspertët kanë bërë thirrje për veprime në ndihmë të ruajtjes së përfitimeve që solli karantina mbi cilësinë e ajrit; ata thonë se është koha të mendohet për të zgjeruar hapësirën për ecje në këmbë nëpër qytete dhe korsitë e bicikletave.

Të dhënat nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (Crea) tregojnë se përqendrimi i grimcave të imëta (PM2.5) dhe dioksidit të azotit (NO2) në të gjithë Kinën tani ka mbërritur të njëjtat nivele me ato të një vit më parë. Në kulmin e përgjigjes së vendi ndaj koronavirusit, ai ishte ulur me pothuajse 40%./tch

Exit mobile version