Rikthehet Liga e Kampionëve, sot starton sezoni i ri 2017/18 (Foto)

Sot do të startojë sezoni i ri 2017/18 i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve sonte do të rikthehet në aksion për sezonin 2017/18, ku në natën e parë do të kemi një superpërballje.

Barcelona në Camp Nou do të pres Juventusin, skuadër e cila e eliminoi sezonin e kaluar nga kjo garë.

Sonte në këtë garë kthehen edhe dy skuadrat angleze Manchester United dhe Chelsea, të cilat në stadiumet e tyre presin Basel dhe Qarabag.